25 Tetor, 2018 - 8:25 pm
Nga George Carlin
Kemi ndërtesa më të larta, por kemi durim më të shkurtër. Kemi rrugë më të gjëra, por kemi këndvështrim më të ngushta. Bëjmë shpenzime më shumë, por pak gjëra na përkasin. Blejmë më shumë por ngelim më pak të kënaqur. Kemi shtëpia më të mëdha, por familje më të vogla. Kemi më shumë pajisje shtëpiake, por kemi më pak kohë. Kemi më shumë arsim, por më pak arsyetim. Kemi më shumë dije, por më pak sjellje prej të mençuri. Kemi më shumë specialiste, por kemi gjithnjë e më shumë probleme.
Kemi shumë ilaçe, por më pak shëndet. Konsumojmë më shumë alkool dhe cigare; shpenzojmë para pa kriter; qeshim më pak; i japim me shpejtësi makinës; zemërohemi më shpejt; qëndrojmë zgjuar deri në orë të vona, zgjohemi te lodhur; lexojmë pak, shikojmë shume TV dhe lutemi shumë më pak. Kemi shtuar pasuritë materiale, por kemi pakësuar vlerat morale. Flasim shumë, dashurojmë pak; urrejmë shumë dhe shpesh. Mësuam si të përballojmë jetesën, por nuk mësuam ta formojmë atë. I kemi shtuar vite jetës tonë, por viteve nuk u shtuam jetë. Mësuam të shkojmë e të vijmë në Hënë, por kemi probleme për të kaluar në anën tjetër të rrugës për t’u përshëndetur me komshinjtë e rinj. Eksploruam Universin, por nuk arritëm të hyjmë në botën tonë të brendshme. Kemi bërë punë më të mëdha, por jo punë më të mira. Pastruam ajrin, por ndotëm shpirtin. Sunduam atomin, por nuk sunduam dot paragjykimet tona.
Shkruajmë më shumë, por mësojmë më pak. Bëjmë më shumë planifikime, por arrijmë më pak në përfundime. Mësuam të vrapojmë, por nuk mësuam të presim. Prodhojmë gjithnjë e më shumë kompjuterë për të mbledhur e shumëfishuar në kopje të panumërta dijen, por krijojmë me pak komunikim.
Është koha e ushqimeve që përgatiten me shpejt, por që treten më ngadalë. Është koha e burrave të mëdhenj dhe e karaktereve të vegjël. Është koha e fitimeve të mëdha dhe marrëdhënieve të ngushta. Ditët tona janë ditët ku hyjnë dy rroga në shtëpi dhe numri i divorceve është i lartë. Ditët tona janë ditët ku kemi shtëpi shumë të zbukuruara dhe familje të shkatërruara. Këto ditët tona janë ditë të shpejta, udhëtime të shpejta, pelena fëmijësh njëpërdorimshëm, vlera morale të shkatërruara, janë ditët ku dashuria ekziston vetëm për një natë, trupat janë obezë, janë ditët ku tabletat janë magjike bëjnë gjithçka, mund të na sjellin në qejf, mund të na qetësojnë biles dhe mund të na vdesin.
Jemi në një kohë ku në vitrina ka gjithçka, por në magazina asgjë. Jetojmë në një kohë ku këtë letër teknologjia mund ta sjelli tek ju dhe ju brendësinë e kësaj letre mund ta shpërndani ose mund ta zhdukni me anë të butonit “Fshij”.
Kujto gjithmonë: Jeta nuk matet me numrin e frymëmarrjeve tona, por me momentet që na lënë pa frymë!
(Letra e George Carlin pas vdekjes së gruas së tij)