27 Mars, 2018 - 2:02 pm
Femra, shpesh ka qenë frymëzim për shumë libra. Ndërsa ato jo rrallë herë kanë shënuar historinë me sukseset e tyre, shkruan KultPlus.
Këto janë disa nga thëniet më të njohura për femrat.
“Mendo si një mbretëreshë. Një mbretëreshë nuk ka frikë nga dështimet. Dështimet për to janë një hap drejt madhështisë” – Oprah Winfrey
“Femrat kanë nevojë për tri gjëra në jetë: ushqime, ujë dhe komplimente” – Chris Rock
“Pas luleve, femrat janë gjëja më e bukur që Zoti i ka dhënë botës” – Christian Dior
“Nëse do diçka të thënë, kërkoja një mashkulli. Nëse do diçka të bërë, kërkoja një femre” – Margareth Thatcher
“Femrat janë bërë për t’u dashuruar, jo për t’u kuptuar” – Oscar Wilde
“Femrat dhe macet do të bëjnë si duan ato, ndërsa meshkujt dhe qentë duhet të mësohen me këtë ide” – Robert A. Henlein
“Një femër është e pandalshme që nga momenti, kur kupton se meriton më shumë”– Anonim
“Në shoqërinë tonë, femrat që kalojnë barrierat janë ato që i injorojnë limitet”. – Arnold Schwarzenegger
“S’ka rëndësi se si duket një femër. Nëse ajo ka besim në vete, ajo është seksi” – Paris Hilton
“Një femër duhet të jetë si një lule e vetme, jo si gjithë buqeta”-Anna Held / bota.al/ KultPlus.com