14 Janar, 2023 - 11:45 am
Princi Harry thotë se ka pasur material mjaftueshëm për ‘dy libra’ dhe nuk ka përmendur disa gjëra në librin e tij, sepse babai dhe vëllau i tij nuk do t’ia falnin kurrë.
Ai tha për të përditshmen britaneze “Daily Telegraph” se ka disa gjëra që ‘nuk dua bota t’i marrë vesh’ dhe se donte një kërkim falje për Meghan nga anëtarët e familjes së tij.
Libri autobiografik i Princit Harry, “Spare”, i cili u publikua këtë javë, u bë libri më së shpejti i shitur ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.
Në libër, Harry ka përshkruar një listë të gjatë me pakënaqësi ndaj Familjes Mbretërore, e gjithashtu edhe traumën nga vdekja e nënës së tij, përballjen me shëndetin mendor, jetën e izoluar që kishte para se ta takonte Meghan dhe përçarjen e marrëdhënieve me familjen e ngushtë.
Mirëpo, Pallatet Kensington dhe Buckingham janë deklaruar se nuk do të komentojnë përmbajtjen e librit të tijm shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.
Në një intervistë me Bryony Gordon të Telegraph, Duka i Sussex tha se ai nuk “po përpiqej të rrëzonte monarkinë”, por “po përpiqej t’i shpëtonte ata nga vetja”.
Princi Harry tha se kishte informacione që ai ia zbuloi shkrimtarit të tij fantazmë JP Moehringer “për kontekst”, por nuk kishte “absolutisht asnjë mënyrë” që të mund të përfshihej në libër.
“Mund të ishin dy libra, e thënë kështu,” tha ai, duke shtuar se drafti i parë kishte 800 faqe, dyfishi i dorëshkrimit përfundimtar prej 400 faqesh.
“Dhe kishte pjesë të tjera që i ndava me JR, që i thash: “Shiko, po jua them këtë për kontekst, por nuk ka absolutisht asnjë mënyrë që ta vendos atje.”
Ai tha se ishte e pamundur të tregonte historinë e tij pa anëtarët e familjes së tij në të, “sepse ata luajnë një rol kaq vendimtar në të, dhe gjithashtu sepse ju duhet të kuptoni personazhet dhe personalitetet e secilit brenda librit”.
“Por ka disa gjëra që kanë ndodhur, veçanërisht mes meje dhe vëllaiut tim, dhe deri diku mes meje dhe babait tim, që unë thjesht nuk dua t’i di bota. Sepse nuk mendoj se ata do të më falnin ndonjëherë”, tha ai.
“Por ashtu siç e shoh unë, unë jam i gatshëm të të fal për gjithçka që ke bërë, dhe do të doja që në të vërtetë të uleshe me mua, siç duhet, dhe në vend që të thuash se jam deluzional dhe paranojak, në fakt uluni dhe bëni një bisedë si duhet për këtë, sepse ajo që do të doja shumë është një përgjegjësi. Dhe një falje për gruan time.”
Ndër pretendimet e bëra në libër, Princi Harry tha se vëllau i tij e përshkroi Meghan si “të vështirë”, “të vrazhdë” dhe “gërryese”. Princi Harry gjithashtu akuzoi vëllaun e tij se e kishte sulmuar fizikisht.
Ai tha për Telegraph se “asnjë institucion nuk është imun ndaj kritikave dhe shqyrtimit”, duke pretenduar se nëse vetëm 10% e kontrollit të bërë ndaj tij dhe gruas së tij do të ishte aplikuar në Familjen Mbretërore “ne nuk do të ishim në këtë rrëmujë tani”.
Ai foli gjithashtu për terapinë, duke e përshkruar atë “si pastrimi i xhamit të përparmë, pastrimi i të gjithë filtrave të Instagramit, të gjithë filtrave të jetës”.
Dhe ai tha se ndjen një përgjegjësi ndaj fëmijëve të William, “duke e ditur se nga ata tre fëmijë, të paktën njëri do të përfundojë si unë, ai rezervë. Dhe kjo më dhemb dhe më shqetëson”./ KultPlus.com