Pasioni i përbashkët i Rugovës dhe Gëtes

14 Tetor, 2017 - 9:30 am

Dihet se ish-Presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, kishte një pasion shumë të madh për gurët dhe në shtëpinë e tij në Prishtinë, gjendej një koleksion i madh syresh, me madhësi, forma e ngjyra të ndryshme.

Gurët që ndodhen në “dhomën e kristaleve”, Rugova i kishte marrë dhuratë nga njerëz prej mbarë Kosovës dhe i kishte shndërruar ato në simbol të saj, duke ua dhuruar personaliteteve të ndryshme që e vizitonin.

Por ndër shqiptarët ndoshta pakkush e ka ditur se para tij, shumë dekada e shekuj më parë (në shek. XVIII-XIX), shumë i apasionuar pas tyre ishte dhe Johann Wolfgang von Goethe. Mjeshtri i madh i letërsisë gjermane dhe asaj botërore, numëronte 18 mijë minerale dhe 5000 objekte të tjera natyrore me interes shkencor.

Në fakt, shtëpia e idhullit të gjermanëve ( dhe jo vetëm) mund të thuhet se ishte në fakt një institut botanik dhe një muze i historisë së artit në vetvete. / KultPlus.com

Të ngjajshme