Paulo Coelho do t’i shpërndajë librat e tij në Afrikë

4 Qershor, 2019 - 6:37 pm

Shkrimtari i njohur Paulo Coelho dëshiron që të shpërndajë librat e tij në Afrikë.

Me anë të rrjeteve sociale, dora që ka shkruar “Alkimistin” apo “Veronika vendos të vdesë” ka kërkuar ndihmë për të shpërndarë librat në Afrikë.

Ai do t’i blejë disa kopje nga botuesit e tij dhe ato do t’i dërgojë tek lexuesi afrikan, në shkolla dhe nëpër biblioteka.

Ai ka treguar se të njëjtin veprim do ta përsërisë edhe në fund të vitit, pasi ka plot kërkesa nga vendet afrikane dhe nga vende tjera ku librat e tij kërkohen dhe kanë depërtuar pak.

Që që fëmijëri, Coelho dëshironte të bëhej shkrimtar. Kur ai ia tregoi mamasë së tij këtë gjë, ajo iu pergjigj ” I dashur, babi yt është një inxhinier. Ai ka një vizion të qartë për botën. A e di cfarë do të thotë të jesh një shkrimtar?”.

Shkrimtari brazilian Coelho lulëzon në kontradikta dhe ekstreme. Coelho më vonë vërejti se “Nuk ishte se ata donin të me lëndonin mua, por ata nuk e dinin se çfarë të bëja … Ata nuk e kanë bërë që të më shkatërrojnë, ata e bënë që të më shpëtojnë.” / KultPlus.com

Të ngjajshme