18 Janar, 2022 - 3:30 pm
Nga 20 janar deri më 24 shkurt, nga dy herë brenda javës, PEN Qendra e Kosovës organizon tryezë debatuese publike në temën Debat për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie.
Debati mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe zhvillohet në ambientet e KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë.
Në debat do të trajtohen këto tema: Liria dhe e drejta e autorit, Botimi dhe vlerësimi i letërsisë sot, Libri, leximi dhe biblioteka, Krijimtaria letrare në periudhën e pandemisë, Komunikimi ndërkulturor, Gjuha e shkrimit letrar sot, Letërsia dhe teknologjia, Letërsia e gruas, Roli i letërsisë në periudha krizash dhe Letërsia e përkthyer.
Në këto tema referojnë: Ibrahim Berisha, Milazim Krasniqi, Sali Bashota, Binak Kelmendi, Ibrahim Kadriu, Engjëll I. Berisha, Haqif Mulliqi, Nerimane Kamberi, Avni Spahiu, Anton Berishaj, Agron Gashi, Lindita Tahiri, Ag Apolloni, Dije Demiri-Frangu,Naime Beqiraj, Gëzim Aliu, Osman Gashi dhe Naim Kryeziu.
Të gjitha debatet fillojnë në orën 17:00./ KultPlus.com