PEN Qendra e Kosovës sot me aktivitet kulturor në KultPlus Caffe Gallery

12 Shkurt, 2024 - 9:00 am

Sot, e hënë, 12 shkurt, në orën 12:00, në KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë, PEN Qendra e Kosovës, trajton dy tema letrare.

Për temën e parë, “Veçoritë e përkthimit letrar” do të flasë pubicisti, përkthyesi e diplomati Avni Spahiu, ndërsa për temën e dytë “Si shkruhet poezia”, do të flasë profesori universitar dhe poeti Sali Bashota. Takimin e moderon Milazim Krasniqi.

Ky është aktiviteti i gjashtë i PEN Qendrës së Kosovë në kuadër të projektit kulturor “Edukimi letrar dhe procesi krijues i talenteve të reja”.

Projektin e ka përkrahur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. / KultPlus.com

Të ngjajshme