PEN Qendra e Kosovës sot me mbrëmje përkujtuese për Rifat Kukajn

9 Nëntor, 2020 - 12:30 pm

Sot në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, në orën 17:00, PEN Qendra e Kosovës vazhdon aktivitetin e vet në kujtim të shkrimtarëve të ndjerë të vendit.

Në këtë mbrëmje që shënon mbrëmjen e tetë të PEN Qendrës, përkujtohet shkrimtari e poeti për fëmijë e të rritur, skenaristi dhe mjeshtri i humorit, Rifat Kukaj.

Për Rifat Kukajn do të flasin miku i tij i letrave Ibrahim Kadriu dhe studiuesja Qibrije Demiri Frangu, ndërkaq mbrëmja do të udhëheqet Binak Kelmendi.

PEN Qendra e Kosovës ka paraparë edhe dy mbrëmje të tjera kulturore kushtuar shkrimtarëve të ndjerë: Mensur Raifi dhe Mirko Gashi.

Projekti i PEN Qendrës së Kosovës me titullin “Ora e shkrimtarit”, është nën përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit./ KultPlus.com

Të ngjajshme