16 Nëntor, 2021 - 12:03 pm
Fotografia: Fahredin Spahija
Sot, më 16 nëntor 2021, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, në Prishtinë, përkujtohet jeta dhe vepra e shkrimtarit të ndjerë Musa Ramadani.
Për veprën jetësore të Musa Ramadanit do të flasin Osman Gashi dhe Agron Gashi.
Aktiviteti fillon në orën 17:00. Ftoheni të merrni pjesë.
Ky aktivitet është i shtati me radhë në kuadër të projektit të sivjetmë “Ora e Shkrimtarit2” e PEN Qendrës së Kosovës.
Më parë janë përkujtuar shkrimtarët Latif Berisha, Enver Gjerqeku, Azem Shkreli, Rrahman Dedaj, Din Mehmeti dhe Ramiz Kelmendi. / KultPlus.com