9 Nëntor, 2021 - 11:05 am
Sot, më 9 nëntor 2021, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, në Prishtinë, përkujtohet jeta dhe vepra e shkrimtarit të ndjerë Ramiz Kelmendi.
Për veprën jetësore të Ramiz Kelmendit do të flasin Ibrahim Kadriu dhe Binak Kelmendi.
Aktiviteti fillon në orën 17:00. Ftoheni të merrni pjesë.
Ky aktivitet është i pesti me radhë në kuadër të projektit të sivjetmë “Ora e Shkrimtarit2” e PEN Qendrës së Kosovës.
Më parë janë përkujtuar shkrimtarët Latif Berisha, Enver Gjerqeku, Azem Shkreli dhe Din Mehmeti. / KultPlus.com