“Pena e Dritës” organizon prezantimin e botimeve të “Dritës” gjatë vitit 2024

19 Shkurt, 2025 - 11:00 am

Muaji shkurt i takimeve kulturore “Pena e Dritës”, tradicionalisht i kushtohet prezantimit të botimeve të shtëpisë botuese “Drita”, të publikuara gjatë një viti.

Sivjet, prezantimi i botimeve të vitit 2024 do të mbahet të enjten, më 20 shkurt 2025, në orën 19:00, në bibliotekën “Ernest Koliqi”, që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Do të prezantohen gjashtë libra nga pesë seritë e botimeve: zëri i kishës, letërsi, histori, humanitas dhe përshpirtëri.

Prezantimi do të shoqërohet edhe me disa pika muzikore në piano e kitarë.

Për këtë rast, për të gjithë dashamirët e librave, botimet që do të prezantohen dhe të gjitha të tjerat nga Sh. B. “Drita”, ofrohen me një çmim prej 50%.

Pas promovimit do të ketë një koktej në “Agora” të Qendrës “BogdaniPolis”./ KultPlus.com

Të ngjajshme