10 Mars, 2021 - 2:06 pm
Gjatë situatës pandemike, Shoqata e Intelektualëve “Jakova” përsëri nuk dorëzohet duke zhvilluar aktivitete nga format më të ndryshme. Qëllimi i tyre kryesor ishte promovimi i mesazheve optimiste për audiencën e gjerë , përcjellë KultPlus.
Projekti me titull “Për krijuesin nuk ka pandemi”, mblodhi plot dhjetë krijues, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”. Rezultati i këtij projekti u vlerësua mjaftueshëm nga pjesëmarrësit, të cilët komentuan se ideja e projektit ishte kuptimplotë.
Kjo natë nguliti ndjesi të bukur tek audienca, e gjitha kjo vjen si pasojë e shpalosjes së vlerave letrare-artistike dhe shkencore të veprave nga krijuesit me nivel të lartë. / KultPlus.com