21 Shtator, 2017 - 12:15 pm
Dje, Associated Press deklaroi se libri i Hillary Clinton “Çfarë ndodhi – historia e zgjedhjeve” ka shitur plot 300,000 koje në platfromat e ndryshme të shitjes gjatë një jave, nga dita e daljes në shitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Libri shiti 168,000 kopje të printuara, numri më i madh i librave jo të trilluar në pesë vjet, ndërsa pjesa tjetër i përkisnin shitjeve në versionin e-book. “Çfarë ndodhi” është gjithashtu numri një në listën e librave më të shitur dhe të lexuar të amazon.com si dhe mban një vlerësim me 5 yje.
Këto shifra janë në fakt një përgjigje shumë e qartë e të gjithë kundërshtarëve të Hillary të cilët, më herët gjatë këtij muaji, e këshillonin atë të “largohej” apo “ta mbyllte gojën.” Por, mesa duket, njerëzit kanë folur qartë dhe ata duan të dëgjojnë më shpesh nga ajo.
Zonja Clinton është duke realizuar një tur për librin e saj i cili përfshin intervista, dhënie autografesh dhe fjalime të mbajtura në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Libri, i cili u përshkrua nga The New York Times si “rritës i madh i nivelit të kualitetit,” ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe medias që kur u anonçua botimi i tij. Duke pasur një mori të vlerësimeve pozitive, nuk është i çuditshëm ky debutim i mirë i tij gjatë javës së parë.
Megjithatë, kjo nuk është më e mira që ish-zëvendës Sekretarja e Shtetit ka arritur. Duke iu referuar sërish Associated Press, performanca më e mirë i takon librit “Historia e Jetës”, i botuar në vitin 2003, i cili shiti 600,000 kopje gjatë javës së parë të botimit dhe mbi 1 milion gjatë muajit të parë.
“Çfarë ndodhi” do i duhet kohë të arrijë para-ardhësit e tij, por, pa diskutim, që ka një fillim shumë të mbarë!