9 Tetor, 2019 - 11:10 pm
Jay Shetty
Ka plagë që nuk shfaqen në trup, por pikojnë më tepër gjak se çdo plagë tjetër. Dhuna emocionale është po aq e dëmshme sa ajo fizike, ndoshta edhe më tepër. Fakti që dikush mund të mos vendosë duart mbi ty, nuk do të thotë se ti nuk je i dhunuar. Dhuna është kontroll, mungesë respekti dhe dhimbje e brendshme.
Mos mendo se dhuna emocionale është diçka normale, thjesht sepse nuk është fizike. Nëse ke frikë nga partneri yt, kur ai është i inatosur; nëse ke frikë nga reagimi i tij po që se i tregon mungesë respekti, apo nëse ke frikë nga mënyra se si ai do të kthehet, nëse ti bën diçka që e di se atij nuk i pëlqen, atëherë dije se je nën presionin e një dhune emocionale.
Ndonjëherë ne duam të na duan shumë fort, saqë nuk arrijmë dot ta kuptojmë se ajo që kemi me personin tjetër, nuk është dashuri. Nëse plagët e dhunës emocionale do të shkruheshin në lëkurë, një person në dhunë emocionale ndoshta nuk do ta njihnit më.
Të jesh vetëm mund të të frikësojë ty, por të jesh në një marrëdhënie të keqe, do të të lëndojë ty. Dhe mos e mendo se duke u larguar, nuk e do personin tjetër. Absolutisht, jo.
Duke u larguar ti tregon se ke nisur të duash veten tënde më tepër nga çdo person tjetër. Është më mirë të lëndohesh duke u larguar, se sa të të lëndojë dikush tjetër duke e pasur pranë përditë. /KultPlus.com