8 Gusht, 2022 - 4:00 pm
Më 8 gusht 1913 lindte përkthyesi, leksikografi, shkrimtari, poeti pedagogu e avokati Vedat Kokona.
Profesor Kokona lindi në Izmir të Turqisë nga një familje Gjirokastrite. Familja u rikthye sërish në atdhe dhe i riu Kokona u shkollua në vend deri në përfundimin e Liceut të Korçës. I shtyrë edhe nga profesioni i të atit, si avokat, ndoqi studimet e larta në Francë në fushën e drejtësisë.
Vitet e pushtimit do ta rikthejnë Vedat Kokonën në atdhe ku edhe rifilloi punë në arsim aty nga ku ishte shkëputur, nga bankat e Liceut në Korçë duke dhënë mësim gjuhën frënge. Krahas pedagogjisë e cila po krijonte trysninë e saj për shkak të politikave arsimore fashiste ai i rikthehet pasionit të vjetër letërsisë duke u renditur në zërat më të dashur për rininë e kohës së bashku me plejadën e ndritur si Kuteli, Spasse, Hakiu pjesë e redaksisë së revistës letrare.
Krahas letërsisë ai vazhdonte tashmë te punonte si avokat nga ku e stopon këtë profesion pas lufte. Rifilloi profesionin e mësuesit dhe përkthyesit pranë Shtëpisë Botuese Shtetërore “Naim Frashëri”. Me hapjen e Universitetit të Tiranës vite më pas ju besua edhe puna e profesorit në këtë universitet si lektor i gjuhës frënge. Ai është autor i disa fjalorëve në gjuhën frënge. Pas viteve ’90 ai u nderua me një sërë çmimesh për punën e pa lodhur në fushën e artit dhe të letërsisë. /atsh / KultPlus.com