14 Tetor, 2020 - 9:40 pm
Një kopje e përmbledhjes së dramave debutuese të dramaturgut anglez, William Shakespeare, u shit sot për 9,97 milionë dollarë në ankand, në Nju Jork, një rekord për një vepër letrare.
Kopja e shitur, është njëra nga gjashtë kopjet ekzistuese që mbahen tani nga koleksionistë privatë.
Çmimi i paguar për librin, i cili përfshin komisione dhe kosto, ka tejkaluar kryesisht pjesën e sipërme të vlerësimit të propozuar nga shtëpia e ankandit “Christie’s”, me rreth 4-6 milionë dollarë.
Përmbledhja, e shtypur në vitin 1623 dhe që bashkon 36 drama të Shekspirit, ndonjëherë konsiderohet si vepra më e madhe letrare në gjuhën angleze.
I botuar pas vdekjes së William Shakespeare (1564-1616), libri është rezultat i punës së dy miqve të autorit, John Heminge dhe Henry Condell.
Ai përmban pjesë kryesore që ka të ngjarë të mos ekzistojnë jashtë këtij botim, përfshirë veprat “Makbethi” dhe “Nata e Mbretërve”./ atsh/ KultPlus.com