10 Maj, 2019 - 11:30 pm
Nën organizimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan dhe Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur në Deçan, e përkrahur nga zyra e kryetarit të kësaj komune, sot është bërë përurimi i librit “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”, i autorit Dr.Islam Lauka, ish Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë.
Në këtë përurim, para të pranishmëve një fjalë rasti e ka mbajtur edhe autori, i cili ka bërë falënderime për organizimin e përurimit të librit.
Po ashtu sot në Deçan, gjatë përurimit të librit të Islam Laukës, është nderuar me dekoratën e Kryetarit të Nderit të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, profesori i njohur i historisë, Selim Lokaj.