26 Korrik, 2022 - 2:44 pm
Me rastin e shënimit të përvjetorit të vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës ka përuruar librin “Libri i burgosur-gjarpinjtë e gjakut”, të autorit Selatin Novosella.
Autori, Novosella tha se ky libër ka grumbullime të 36 recensioneve për Adem Demaçin dhe se ka zgjatur prej vitit 1994.
Fjalë të mëdha për jetën dhe veprën e Adem Demaçit shprehen edhe redaktori i librit, Begzat Baliu dhe lektori, Adem Nimani.
Në orën 12:00 do të realizohet një vizitë në sheshin “Adem Demaçi”, si dhe do të vendosen buqeta lulesh në gurthemelin e shtatores së Adem Demaçit.
Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës, ndërroi jetë më 26 korrik 2018, në moshën 82-vjeçare. / Bota sot / KultPlus.com