30 Shtator, 2019 - 4:00 pm
Profesori nga Kosova, Naser Ferri, ka botuar librin “Živa mitologija” (Mitologjia e gjallë) në Entin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë (HAZU) në Split.
Botimi i librit në gjuhën kroate që u mbështet financiarisht nga Qeveria e këtij vendi, u bë në kuadër të manifestimit kulturor “Knjiga Mediterana”.
Librin e prezantuan akademik Nenad Cambi, doktor Marija Buzov, profesor Kristina Xhin (Džin) dhe doktor Vesna Llallosheviq (Lalošević).
Në këtë përurim ishte prezent edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli.
Në këtë simpozium ndërkombëtar, Ferri më 24 shtator e ka prezantuar edhe kumtesën në gjuhë italiane me titull: I membri dell esercito romano nella Dardania romana originari da Sslona” (Pjesëtarët e ushtrisë romake me origjinë nga Salona në Dardani romake). / KultPlus.com