Autori i njohur bashkëkohor Peter Stamm sot me vizitë në Shqipëri

8 Prill, 2024 - 5:41 pm

Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë sot vjen një nga autorët më të njohur bashkëkohorë, Peter Stamm, shkruan KultPlus.

Me mbi 1.5 milion libra të shitur dhe i përkthyer në rreth 40 gjuhë ai është padyshim një nga autorët më të suksesshëm dhe më të dashur.

Përveç ngjarjes që mbahet sot në ora 18: 30 në QKL, autori i njohur do të jetë prezent në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në sallën “Europa” me datë 9 në orën 11:00 dhe në Shkodër me datë 11 (ora 11: 00) në bibliotekën shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi”./KultPlus.com

Të ngjajshme