3 Tetor, 2024 - 10:28 am
Poeti Arbër Selmani së shpejti do të përfaqësoj Kosovën në edicionin e 20-të të festivalit letrar “Revija malih književnosti” në Zagreb të Kroacisë, përcjell KultPlus.
Sipas njoftimit të poetit në rrjetet sociale, ky edicion do t’i mbledhë disa poetë e autorë prej Ballkanit, nën ombrellën e temës kryesore të festivalit, ‘Queer Literature’ (Letërsia Queer). Po ashtu, do të botohet edhe një antologji e pjesëmarrësve të këtij viti.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:
Jom i lumtur me tregu që do ta përfaqësoj Kosovën në edicionin e 20 të festivalit letrar – Revija malih književnosti – organizuar nga Booksa në Zagreb të Kroacisë. Ky edicion i mbledhë disa poetë e autorë prej Ballkanit, nën ombrellën e temës kryesore të festivalit – Queer Literature (Letërsia Queer). Faleminderit shumë Ivana Dražić dhe Lara Mitraković për ftesën në një festival me nam ku kanë parakalu edhe shumë autorë tjerë prej Ballkanit. Do të botohet edhe një antologji e pjesëmarrësve të këtij viti. / KultPlus.com