Poetja izraelite, Gili Haimovich, botohet në shqip

24 Korrik, 2023 - 12:28 pm

Shtëpia botuese Faik Konica në Prishtinë ka botuar librin me poezi të përzgjedhura të poetes se njohur nderkombtarisht, Gili Haimovich, nga Jerusalemi, Izrael.

Poezitë i përzgjodhi dhe i përktheu poeti dhe përkthyesi letrar Fahredin Shehu, i cili një kohë të gjatë ndjek punën kreative, letrare të poeteshës Haimovich.

Gili Haimovich është poete dhe përkthyese bilinguale nga Izraeli. Ajo është autore e dhjetë librave me poezi, katër në anglisht dhe gjashtë në hebraisht, si ka shkruar një libër multilingual të poezisë së saj Note. Librat e saj të fundit janë Tokat e Premtuara (2020) dhe Ninullë (2021). Ajo fitoi konkursin ndërkombëtar të poezisë në Itali “I colori dell’anima” (2020) dhe “Ossi di Seppia” (2019) për poeten më të mirë të huaj, një grant ekselence nga Ministria e Kulturës në Izrael (2015) etj.

Poezitë e saja janë përkthyer në 30 gjuhë dhe janë paraqitur në antologji, festivale dhe revista të ndryshme botërore. Lexuesi shqiptar nëpërmjet këtij libri të titulluar nga vet autorja: “Tokat e premtuara”, do të begatohet me një kulturë të lashtë, e cila nëpërmjet poeteshës Haimovich, artikulohet me një gjuhë moderne dhe poezi jashtëzakonisht autentike.

Kujtojmë se Haimovich në kohë pandemie, ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, në Rahovec nga edhe u forcuan lidhjet dhe perceptimi i poezisë së saj. Ajo pasi kthehet në Jerusalem, e shkruan poezinë “Kosova”.

Kosova

Nuk di si ta njoh këtë tokë.

Nuk është sensualiteti që ka

por një lloj përzemërsie që kërkon mënyra për të shpallur veten,
njëfarë ngrohtësie që i mbështjell selvitë me ngjyrë jeshile më të errët
që mund të durojë shenjat jashtë shtëpive, xhamitë, humusin dhe verën e kuqe.

Specat janë më të zbehta në krahasim
i përtypim sikur janë të dukshme pranë mishit, djathit, rrugëve.
Ka momente në të cilat ne dukemi të aftë për të shijuar gjithçka.

Nuk di si të eci në këtë tokë
e shtruar në gjak, kështu thuhet,
e megjithatë nuk rashë kurrë mes zgavrave të kalldrëmit të tij.

Gjithmonë ishte dikush që kujdesej, strehohej.
“E shihni shkollën atje?” Adili thotë duke treguar,
“Aty mblodhën mijëra njerëz tanë dhe i torturuan.”

Por ju mund ta ktheni shikimin tuaj te hardhitë e mia
ata nuk janë më pak të përsosur se ato në Toskanë, buzëqeshja e tij –
i ndrydhur ai,
shpina e tij, para Shahut, është e përkulur, ose ndoshta e lakuar. / KultPlus.com

Të ngjajshme