11 Janar, 2021 - 6:44 pm
Poetja Luljeta Lleshanaku është nominuar për çmimin letrar “Poeti Europian i Lirisë 2022”, organizuar nga qyteti Gdansk në Poloni, shkruan KultPlus.
Ky çmim vie si nderim për shkrimtarët të cilët kanë tentuar t’i bëjnë vend në poezitë e tyre fenomeneve si liria si dhe që kanë një vlerë artistike.
“Poeti Europian i Lirisë 2022”, do t’i jepet një poeti nga Evropa i cili është gjallë, teksa Lleshanaku është në garë me 4 shkrimtarë tjerë nga Çekia, Ukraina dhe Sllovenia.
Poezitë e Lleshanakut janë përkthyer nga shqipja në polonisht nga përkthyesja Dorotha Horodynska. / KultPlus.com