29 Dhjetor, 2018 - 5:00 pm
Poete, shkrimtare e një personazh i njohur i kulturës argjentinase Susana Roberts është vlerësuar nga Shoqata Ndërkombëtare e shkrimtarëve IWA BOGDANI me çmimin “Atjon V. Zhiti”. Ky vlerësim u shoqërua me motivacionin: “për pasionin dhe sinqeritetin artistik në krijimtari”.
”Ky është çmimi im i parë në Ballkan. Ndjehem e lumtur, pasi ky çmim mban emrin një të riu, i cili ishte një talent i lindur.Pata mundësinë të lexoj pak nga ai, por vërejta se Atjon Zhiti ishte një mençurak dhe i urtë. Ishte edhe djali i një të persekutuar nga regjimi Komunist në Shqipëri Visar Zhiti”, u shpreh Roberts.
Ajo shtoi më tej se “do ta ruaj ketë çmim si një gjë tepër e veçantë dhe do ta bashkëndjejë me prindërit e tij, praninë e dhimbshme të këtij talenti”. Poezia e saj është botuar në shumë vende të botës, dhe është pjesëmarrëse në shumë Kongrese Botërore, Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Është nderuar me çmimin e parë për përkthimin nga “lPCRT-China”. Ka marrë çmime kombëtare e ndërkombëtare si çmimet “SADE”, çmimin e parë në anglisht WAAC, WCP Trujillo-Peru 2014, dhënë nga Qeveria e Prov. Del Chubut-Argjentinë gjatë 2013-2016.
Çmimi “Grand Master Award” për Mjeshtret e Mëdha të Zonjave të Botës në Senatin e Argjentinës, Nation- CABA. 2018.
Është nderuar nga Shoqata Ndërkulturore e Indisë me çmimin ndërkombëtar “Sahitya Shree”, etj. Ka “Medaljen e Paqes” nga Fondacioni “Salvador Allende”, org – Kili 2010. Poezia e saj është pjesë e antologjive botërore në gjuhët spanjisht dhe anglisht. Disa nga titujt e librave të saj dy gjuhësh janë: Rostros / Faces. El vuelo del Ave / Zogu i fluturimit. Art dhe virtyt në evolucionin e njeriut – në frëngjisht, Epub-France-Alter Editions, etj./gazetaobserver.com/ KultPlus.com