15 Nëntor, 2018 - 7:29 pm
Disa poezi të panjohura më parë, nga poetja tragjike Sylvia Plath janë zbuluar të fshehura në pjesën e pasme të një prej fletoreve të saj, shkruan The Guardian.
Hulumtuesit që po punonin në një libër të ri për poeten, zbuluan një letër karboni që përmbante dy prej poemave të Plath, dhe ndoshta edhe një të tretë, e cila ende nuk është verifikuar.
Në të njejtën letër, Plath ka shtypur edhe tabelën e përmbajtjes për përmbledhjen e poezive të shkruara prej burrit të saj, Ted Hughes. Aty ndodhen dy poezi të publikuara “The Shrike” dhe “Natural History,” dhe dy të tjera të papublikuara.
Duke përdorur Photoshop-in, studiusi i Plath, Peter K. Steinberg dëshifroi poezinë “To a Refractory Santa Claus,” një poezi që përsiat për motin e ngrohtë të Spanjës gjatë dimrit anglez. (Plath dhe Hughes kaluan muajin e mjaltit në pjesën lindore të Spanjës.) “Edhepse thuhet që poezia është inferiore krahasuar me punimet e mëvonshme të Plath, akademikët e përshkruajnë këndvështrimin vizual të poezisë si ‘spektakular’ sipas Guardian.
Poezia e dytë, “Megrims”, është një fjalim i një pacienti paranoik drejtuar doktorit të tij. Poema e tretë është më e ngjajshme me shkrimet e saj të mëvonshme, por ende nuk është dëshifruar.
Libri i Steinberg dhe Crother, “These Ghostly Archives” tregon këto dhe zbulime të tjera për poeten që ndërroi jetë në 1963./KultPlus.com