Poezia e Fahredin Shehut jep frymë njeriu, këndon ndryshe nga të tjerët

18 Qershor, 2020 - 10:24 pm

Recension nga Remzi Limani

FJALA E NGJYER BOJËQIELLI

Jo rastësisht, tek poeti Fahredin Shehu fjalët pikojnë prajshëm dhe krejtësisht ndryshe nga pikat e fjalëve që i shohim dhe i lexojmë si formulime të papjekura në kuptimin e artit të shkruar.

Pra, poezia e tij, ka kuptimin e të qenurit dhe solemnisht vishet me fjalën e arrirë, që na bëhet të mendojmë se fjala e tij është kunguar në ujërat e bekuar nga Krijuesi i universit tonë dhe si e tillë poezia e Fahredinit jep frymë njeriu dhe këndon ndryshe nga të tjerët…

Që në fillim të këtij shkrini modest, duhet të themi se, nuk është aspak lehtë të zbërthehet poezia veçane e poetit, Fahredin Shehu, sepse, z. Shehu, majën e penës e ngjyen në sy qielli dhe bën aleancë me bardhësitë e reve mbi kreshta makesh, për t’i shpalosur fjalët dhe bukuritë e fshehura nën duvakun prej një cohe qielli të ramë mbi Ilirikum. Poetika e ndërtuar mbi këtë bazë të shëndoshë, na jep një pasqyrim të një dimensioni tjetër, në kërkim të një nënkalimi dhe mbikalimi të kohës nëpër hapësirat asnjëherë të prekura, asnjëherë të pushtuara, pos vëzhgimeve të shënuara si një ramje meteori pa dimensione të sakta…

Këtu pra, poeti respektv fillon shfletimin e tij mbi mistikën e fizikës kuantike, duke e veshur atë me poetikën qiellore, e cila merendohet dhe vargëzohet fletë më fletë, për të bërë një kurorë prej fjalëve, të cilat lidhen me studimet dhe besimin, për t’i marrë jetës aromën e duhur, nga pjesa më brilante e shkëlqimit të saj – aty ku buron dhe erëmon më së miri fjala e bukur poetike. Pra, filozofia e botëkuptimit poetik, tek Fahredini, nxjerrë në pah sintezen e një magjistari të pranueshëm, sepse, fjala e bukur na bëhet magji e bardhë, që ecën nëpër venat e gjakut të kaltër, ngjizur nga rrufetë e qiellit të tij…

Pra, jo rastësisht, tek poeti ynë, fjalët pikojnë ndryshe nga pikat që i shohim dhe i lexojmë si formulime të papjekura në kuptimin e artit të shkruar. Në këtë kontekst, poezia e tij merr kuptimin e të qenurit dhe solemnisht vishet me fjalën e arrirë, që na bëhet të mendojmë se fjala e tij sikur është kunguar në ujërat e bekuar nga Krijuesi i universit tonë dhe si e tillë, poezia e Fahredinit jep frymë njeriu, këndon ndryshe nga të tjerët dhe me dashje, njeriu ngopet me mirëqenien e një fryme pozitive e të shkruarit ndryshe, duke filluar nga dashuria deri tek mistika e vjelur në librin e tij të pagëzuar me emrin, Palankin. Ja pra, ndër të tjerash çfarë na thotë poeti i një vargut ndryshe:

1. Mblidhja leshterik për të të qepur një
2. tunikë jeshile me perla stolisur duke
3. e ditur se nuk jam Thot-i, e as stilisti
4. i kohës që ndryshon modën për çdo
5. sezonë. Nuk jam mallkimi i vejushave
6. me jetimë, e as loti i të përhumburit
7. mes kësaj dhe asaj bote. Yjet shikoja
8. dhe Jupiteri më foli si mbrojtës.
9. Fat më thoshte dhe fat kam shpirt!

Dhe krejt në fund të përfundimit të kësaj poezie brilante, poetit Shehu, i urojmë pa aq suksese të dëshmuara dhe të trajtuara si studime nga kritikë dhe njohës të letërsisë jo vetëm nga studiuesit tanë por, edhe nga ata të cilët poezinë e Fahredinit e shtruan dhe e mirëpritën në arenën e festivale ndërkombëtare, ku poezia e tij u dekorua me mirënjohje nga shumë vende, ku shpaloset mirëflli fjala poetike. / KultPlus.com

Të ngjajshme