5 Shtator, 2021 - 8:28 pm
Jorge Agustín Nicolás Ruiz de Santayana y Borrás, i njohur në anglisht si George Santayana, ishte filozof, eseist, poet dhe romancier.
Me origjinë nga Spanja, Santayana u rrit dhe u shkollua në SH.B.A. nga mosha tetë vjeç dhe e identifikoi veten si një Amerikan, megjithëse ai gjithmonë mbante një pasaportë të vlefshme Spanjolle. Në moshën 48 vjeç, Santayana la pozicionin e tij në Harvard dhe u kthye në Evropë përgjithmonë.
Edhe pse ateist, ai vlerësoi vlerat, praktikat dhe botëkuptimin katolik Spanjoll në të cilin u rrit. Santayana ishte një kritik kulturor me shtrirje të gjerë që përfshinte shumë disiplina. Ai u ndikua thellësisht nga jeta dhe mendimi i Spinozës; dhe, në shumë aspekte, ishte një Spinozist i devotshëm.
Santayana është e njohur gjerësisht për aforizmat, të tilla si:
“Popujt që e harrojnë të kaluarën e tyre, janë të mallkuar që ta përsërisin.”/ KultPlus.com