29 Prill, 2020 - 10:06 pm
Dashuria shëron vetminë.
Dashuria është e natyrshme, si frymëmarrja…
Zemra dhe shpirti jetojnë gjithmonë…
Sa më pak kemi, aq më shumë japim. Duket absurde, por kjo është logjika e dashurisë, japim vetveten.
Sot Kisha dhe bota kanë nevojë për dëshmitarë të Krishtit dhe të Ungjillit.
Veprat e dashurisë dhurojnë një dëshmi të ndritshme të jetës së krishterë.
Feja jonë e shenjtë nuk është asgjë tjetër përpos Ungjilli i dashurisë, që t’ua zbulojmë njerëzve dashurinë e tij.
Kush nuk jeton për Zotin dhe për të afërmin, nuk jeton fare.
Fshehtësia ime është urata. Zoti vepron me mua për të tjerët. Ai është jeta ime./drita.info / KultPlus.com
Përgatiti: Don Lush Gjergji