12 Tetor, 2018 - 11:04 pm
Vetëm në Finlandë ndodh që mos të ketë vend në panairin e librit për Presidentin e shtetit, kështu që ai është ulur në shkallët e panairit për të lexuar një libër.
Kjo ka ndodhur gjatë këtij vikendi në panairin e librit në Turk në jugperëndim të Finlandës ku presidenti Sauli Niinisto u pa duke blerë libra.
Asnjë sigurim nuk ishte me të e po ai po blinte i vetmuar çdo libër që dëshironte ta lexonte, e jo libra për të bërë ndonjë foto sa për reklamë se ka qenë në panair.
Në fakt, mediat finlandeze e morën vesh që ai ishte në panair vetëm nga fotografitë e postuara në Twitter e Reddit.
Niinisto jo vetëm që ka paguar për librat që ka marr, por ai u ul në shkallë, së bashku me njerëz të tjerë, kur nuk ishte asnjë ulëse e lirë.
Niinisto është në mandatin e dytë si president me përkrahje të popullatës 72% nuk ka pranuar ngritje rroge përkundrazi kërkoi që ti zvogëlohej rroga për 30% kur qeveria i zvogëloj punëtorëve të shërbimit publik 30% të pagave të pushimit vjetor. /KultPlus.com
https://thenewpublishingstandard.com/finnish-president-sits-steps-turku-book-fair-auditorium-full/