13 Prill, 2021 - 1:46 pm
Një takim për të prezantuar librin më të fundit të prof. Lucia Nardin mbi figurën e Skënderbeut do të mbahet të dielën, më 18 prill dhe organizohet nga shkolla shqiptare “Scanderberg Parma”, botimet Besa, Albania Nevvs, me iniciativë të shoqatës “Forum Donne Indipendenti” me qendër në Parma dhe shoqatës Aquasport Terme, në bashkëpunim të ngushtë me grupin “Mësoni shqip-Padova”.
Ky takim do të nisë një sërë iniciativash për t’i dhënë zë shumë fakteve historike, arkivave, mediave dhe botimeve që dëshmojnë për lidhjen e fortë të dy vendeve dhe kontributin e Shqipërisë në Evropë nga antikiteti deri më sot.
Libri “Skënderbeu, një biografi e rizbuluar” është shkruar në Venecia nga Giancarlo Saraceni dhe është botuar në 1600. E qartë, koncize, dhe larg qasjeve ideologjike, ajo përqendrohet në teknikat ushtarake që i dhanë epërsi Skënderbeut mbi ushtri më të mëdha në numër se sa të tijat.
Një biografi që është rezultat i një konkretizimi krejt venecian, por i hapur për epikën dhe përrallën, dëshmi se sa ka qenë Shqipëria e pranishme në historinë kulturore dhe artistike të Serenissima.
Studiuesja Lucia Nardin nga Venecia ka kaluar shumë vite në Shqipëri duke dhënë mësime dhe duke bërë hulumtime. Ajo ka botuar “Statutet e Shkodrës”, duke e sjellë atë në dritë nga biblioteka e muzeut venecian: Një “monument” i historisë mesjetare të Shqipërisë.
Ajo rindërtoi fenomenin e migracionit shqiptar në provincat veneciane midis shekujve XV dhe XVI me librin “Migrimet dhe integrimi”. Rasti i shqiptarëve në Venedik (1479-1552). Përveç kësaj, studioi traditën ikonografike të Gjergj Kastriot Skënderbeut në anijen e Dukës së Venecias, të famshmin Bucintoro.
Në Shqipëri u botua edicioni dygjuhësh “Shqipëria e rizbuluar” (Onufri, 2012). / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com