Primo Shllaku, laureati i edicionit të parë të festivalit Respoetica

6 Tetor, 2024 - 12:47 pm

Bordi i organizatës Social Creativity, bordi i festivalit Respoetica me anëtar: Rita Petro, Agim Baçi dhe Vlora Konushevci, në bashkëpunim edhe me Komunën e Prizrenit, ka vendosur që laureat i edicionit të 1-rë të festivalit Respoetica të shpallet krijuesi nga Shkodra, prof. Primo Shllaku, si nji personalitet i rëndësishëm dhe me peshë të veçantë në sferat e letërsisë, të gjuhës, të kulturës dhe të artit në përgjithësi, përcjell KultPlus.

Çmimi iu dhurua nga kryetarja e bordit të festivit, shkrimtarja Rita Petro.

Poezia Eutanazi u interpretua nga Xhevdet Doda.

Festivali ka falënderuar Amila Gjyrezin, këshilltare për kulturë e kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, e cila ka ardhë si e deleguar nga Bashkia në nderim të prof. Primo Shllakut dhe festivalit Respoetica.

Fotografitë: Ferdi Limani / KultPlus.com

Të ngjajshme