Prince shpalos kujtimet e fëmijërisë në “The Beautiful Ones”

10 Nëntor, 2019 - 3:58 pm

Katër ditë para vdekjes së tij prej një mbidoze të paqëllimshme droge, Prince Rogers Nelson, artisti i njohur si Prince, e kishte thirrur autorin të cilin e kishte autorizuar t’ia shkruante autobiografinë, Dan Piepenbringun, për t’i treguar se ndihej mirë.

Asokohe mediat po shkruanin se aeroplani i tij ishte detyruar të aterronte, shkaku i shëndetit të tij të lig. Shtypi gjithnjë ekzagjeron simptomat që i ngjasojnë gripit, i kishte thënë Princi autorit. Ky muzikant mezi po priste që të fliste për detajet e memoareve që do të publikoheshin, bashkëpunim i tyre.

Më 21 prill Piepenbringu, njëjtë si pjesa tjetër e botës, u befasua prej lajmit se Princi ishte gjetur i vdekur në ashensor, shkruan “Deutsche Welle”.

Ai i kishte vetëm 57 vjeç dhe po punonte me zell në autobiografinë e tij, që do të ishte projekti i tij i fundit i madh.

Piepenbring kishte bashkëpunuar ngushtë me artistin për tre muaj, kështu që vendosi që vetë ta finalizonte projektin. Libri u publikua në anglisht dhe gjermanisht më 29 tetor, tre vjet pas vdekjes së tij. Titulli “The Beautiful Ones” u zgjodh prej vetë muzikantit dhe është emri i një balade rocku të albumit të tij hit, “Purpule Rain”. Ky kishte qenë fillimisht titull pune, por pas vdekjes së Princit mbeti titulli përfundimtar.

“Deri në fund të jetës do ta pyes veten se çfarë ka mbetur pa u thënë dhe çfarë forme do të kishte marrë libri, po të kishte jetuar ai”, shkruan Piepenbring në parathënie. Libri përfaqëson vetëm një pjesëz të asaj që do të ishte bërë, teksa paraqet si shprehje mllefi, ashtu edhe himn për jetën, shkruan autori.

Prince ishte përplot me ide – ai kishte bërë mjaft muzikë dhe më shumë se gjithçka tjetër, donte që botës t’i tregonte se kush kishte qenë në të vërtetë, si muzikant dhe si person. Ndiente se kritikët shpesh e përshkruanin muzikën e tij me fjalë që nuk kishin lidhje me të; ata nuk kishin haber se kush ishte në të vërtetë ai.

Ai ankohej se “cilësi alkimike” i ishin veshur punës së tij dhe se disa autorë e përdornin mbiemrin “magjike”, gjë që e zemëronte jashtë mase, shkruan Piepenbring në parathënie. /koha.net/ KultPlus.com

Të ngjajshme