1 Qershor, 2019 - 9:30 pm
Nën organizimin e Shoqatës humanitare “Dardania” të Manhajmit, sot u promovua “KOSOVA” I-V e Jusuf Buxhovit.
Kryetari i Shaqatës “Dardania”, Naser Hoxha, tha se vepra e historianit Buxhovi vjen në ambientin e këtushëm të bashkësisë shqiptare në kuadër të përpjekjeve që të promovohen vlerat e rëndësishme shqiptare, që i shërbejnë emblemës së saj identitare në raport me atdheun por edhe Gjermaninë, ku jetojnë.
Historiani Buxhovi me këtë rast përkujtoi se identiteti shpirtëror dhe historik shqiptar me rrënjë në atikitet, doli në pah pikërisht nga historianët dhe gjuhëtarët gjermanë para katër shekujsh, me ç’rast, nga ana e tyre u njohtua opinioni shkencor dhe politik botëror rreth kësaj të vërtete që kërkohej të mbahej e fshehur. Sipas Buxhovit, gjermanët ishin të angazhuar edhe në çastet vendimtare në dobi të shtetndërtimit shqiptar si dhe në çlirimin e Kosovës dhe njohjen si shtet të pavarur.
Duke folur për këtë të arritur historike ndër më të mëdhatë e shqiptatizmit në këtë shekull, historiani Buxhovi tha se shteti Kosovës nuk po konsolidohet në përputhje me idealet e themeluesve të tij. Për këtë ai fjësoi klasën e papërgjegjshme politike të përkrahur nga një pjesë e faktorit ndërkombëtar e interesuar që Kosova të mbetet poligon i krimit ndërkombëtar./KultPlus.com