Promovohen botime të reja në panairin e 3-të mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor

24 Prill, 2024 - 4:49 pm

Panairi i 3-të mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor vijoi sot me programin e ditës së dytë të tij, i cili përveç të tjerave përmbante edhe promovim botimesh muzikore. Një prej tyre ishte promovimi i kolanës nga prof. dr. Eno Koço, “42 vjet regjistrim me Orkestrën Simfonike të RTSH-së”, në 18 CD, realizuar me mbështetjen e RTSH dhe bashkisë së Tiranës.

Një tjetër botim i ASHSH-së ishte “Fjalë pa nota” e akademik Vasil S. Tole, si dhe  “Koncert për violinë dhe klavil”, po nga akad. Vasil S. Tole.

Botimet u paraqitën nga prof. Lorenc Radovani, dr. Edmond Buhara dhe akad. Vasil S. Tole.

Ndërkohë në sallën “Aleks Buda” u promovua sot botimi i shtëpisë botuese Toena, Arbëreshët – Shqiptarët e Italisë (Vendbanimet, historia, kultura, ritet e objektet e kultit)” me autor Fatmir Toçin.

Gjate promovimit morën fjalën prof. dr. Rami Memushaj, akad. Shaban Sinani, akad. Pëllumb Xhufi, prof. Neritan Ceka, si dhe vetë autori i librit./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme