Promovohen në Suedi dy libra të autorit Qerim Kryeziu

28 Prill, 2023 - 5:30 pm

Sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Stokholm, u bë promovimi i dy librave të autorit Qerim Kryeziu, shkrimtar shqiptar me banim në Suedi.

Fjalën hyrëse e mbajti ambasadorja Shkëndije Geci, e cila përgëzoi autorin për këto botime të vlefshme që dokumentojnë kontributin e mërgatës shqiptare, e më gjerë, në Suedi.

Shqiptar Oseku foli për pjesën biografike të librit të Qerim Kryeziut kushtuar Ullmar Qvickut, albanologut suedez dhe autorit të një sërë librash në suedisht dhe shqip nga fusha e publicistikës, prozës, e poezisë.

Entela Tabaku, nga katedra e gjuhës shqipe pranë Universitetit në Uppsala, foli për librin “Shqiptarët në retrokujtesën nordike”, ku Qerim Kryeziu harton kujtesën arkivore të mërgatës shqiptare në Suedi.

Në promovim u lexua një fjalë përshëndetëse nga vetë Ullmar Qvick. Në këtë aktivitet krahas pjesëmarrjes se madhe të komunitetit artdashës të mërgatës sonë, mori pjesë edhe botuesi kosovar i Qerim Kryeziut, Jahir Ahmeti nga shtëpia botuese Artini./KultPlus.com

Të ngjajshme