Promovohet kompleti i veprave i autorit Sali Bashota

7 Qershor, 2024 - 10:24 am

Në kuadër të edicionit të 24-të të Panairit të Librit në Prishtinë, më 8 qershor 2024 duke filluar nga ora 13:00, në Pallatin e Rinisë do të promovohet kompleti i veprave i autorit Sali Bashota.

Vitin e kaluar Shtëpia Botuese Logos-A në Shkup, botoi kompletin e veprave të poetit dhe studiuesit, Sali Bashota, me parathënie të shkrimtarit Milazim Krasniqi. Botimi i kolanës së veprave të zgjedhura të Sali Bashotës në gjashtë vëllime përfshin krijimtarinë e tij përbrenda periudhës dyzetvjeçare, në fushën e poezisë, prozës poetike dhe kritikës letrare.

Për krijimtarinë letrare të Bashotës do të flasin shkrimtarët dhe profesorët universitarë: Milazim Krasniqi, Ibrahim Berisha dhe Osman Gashi, si dhe Muhamed Jashari, përfaqësues i Shtëpisë Botuese Logos-A, ndërsa ceremoninë solemne të promovimit do ta moderojë gazetarja dhe poetja, Alketa Gashi Fazliu./KultPlus.com

Të ngjajshme