Promovohet libri “Arti i Afreskeve të Kishës së Shën Premtes”, trashëgimi e UNESCO-s

20 Dhjetor, 2023 - 12:42 pm

Në Kino Lumbardhi, në Prizren mbrëmë u promovua libri “Sjellur më pranë njerëzve”, i botuar nga Fondacioni Lumbardhi dhe redaktuar nga Sezgin Boynik, që rrjedh nga një tekst origjinal i Otto Bihajli-Merin nga viti 1953 dhe restaurimi e kopjet afreskeve të bëra nga Zdenka dhe Branislav Živković rreth të njëjtës periudhë.

Ato lidhen me afresket e Shën Premtes, një kishë ortodokse e shekullit të XIII-të në Prizren, pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Nga arti bizantin te trashëgimia fetare në politikat kulturore komuniste jugosllave, libri mbulon një sërë temash dhe momente të veçanta në historinë e kishës, duke sjellë një perspektivë të re.

Libri u prezantua nga redaktori Boynik, autorët kontribuues Jelena Vesiq dhe Shkëlzen Maliqi, po ashtu drejtori i Fondacionit Lumbardhi, Ares Shporta, ndërsa vazhdoi me bashkëbisedim me pjesëmarrësit.

Botimi i librit dhe ngjarja janë bërë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit./ KultPlus.com

Të ngjajshme