Promovohet libri “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd”

6 Maj, 2023 - 4:00 pm

Libri “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd (Janar-qershor 1999)” i gazetarit Fahri Musliu, u promovua në Prizren. Libri është vlerësuar lart, shkruan “PrizrenPress”.

Prof.dr. Festim Rizanaj tha se gazetari Musliu, në libër nxjerr në pah shumë ngjarje e fakte historike të periudhës së bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë (Janar-qershor1999). “Fahriu në këtë libër paraqitet një kronist i vërtetë dhe profesional, duke raportuar për zhvillimet gjatë bombardimeve të NATO-s”, tha Rizanaj. Sipas tij, gazetari Musliu, duke qenë dëshmitar i ngjarjeve, në këtë libër, paraqet fakte historike.

Profesori Hajdar Mallaku tha se kompozicioni i librit është bërë në stilin gazetaresk, pa figura.“Autori në këtë libër ofron fakte dhe paanësi”, tha Mallaku.Sipas tij, Musliu ka bërë një punë të mirë dhe profesionale.Libri “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd” është vlerësuar lartë edhe nga profesori Skënder Berisha.

Ai tha se gazetari Fahri Musliu ishte njohës i thellë i zhvillimeve politike të asaj kohe. “Kjo vërehet edhe në libër”, tha Berisha. Libri “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd (Janar-qershor 1999)”, përbëhet nga tri pjesë.

Në pjesën e parë, të titulluar “Baticat dhe zbaticat e jetës”, autori përshkruan përjetimet e tij në Beograd, gjatë periudhës së luftës në Kosovë dhe fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë. Pjesa e dytë përbehet nga një përmbledhje e raporteve ditore që gazetari Musliu ka bërë për “Zërin e Amerikës”.

Ndërkaq, në pjesën e tretë të librit, autori përfshinë dokumente të rëndësishme politike të kohës.Gazetari Fahri Musliu, tregoi se, ditarin filloi ta shkruajë nga bezdia dhe ankthi.“Në ditar nuk ka urrejtje”, tregoi Musliu.Libri u promovua në librarin “Altera” në Prizren /PrizrenPress.com/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të ngjajshme