6 Tetor, 2021 - 1:45 pm
Mbrëmë salla e Kino Armatës mblodhi shumë artdashës, të cilët u bënë pjesë e promovimit të librit “Hidden In Plan Sight” nga Driton Selmani.
Ky libër është një përmbledhje e veprave dhe krijimeve të artistit deri tani, ndërsa promovimi u bë në formë diskutimi mes panelit të përbërë nga: Linda Gusia, Nita Luci, Hana Ostan Ožbolt, Driton Selmani si dhe moderatorja Lora Sariaslan.
Aty u tregua puna që është bërë deri tek realizimi i këtij libri që në vete përmban punën shumëvjeçare të artistit, përfshirë këtu ilustrimet, punimet tjera, skicimet e ekspozitat e deritanishme.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Ministri i MKRS, z. Hajrulla Çeku.
Selmani punën e tij e ka shfaqur në ekspozita personale por edhe të përbashkëta, në Itali, në Shqipëri, Kosovë, Vjenë, Amsterdam, Budapest, Greqi e vende të tjera./KultPlus.com