24 Shtator, 2023 - 7:27 pm
Në Istog është mbajtur një aktivitet letrar, ku shkrimtarë e poetë kanë prezantuar poezitë e tyre para jurisë. Kjo ngjarje është organizuar nga klubi letrar “Podguri”.
Manifestimi letrar “Ibrahim Rugova, i nënti me radhë ka mbledhur në Istog , shkrimtarë, poetë e shkrimtarë.
Ky aktivitet letrar në të cilin me poezitë e tyre u paraqitën mbi 60 poetë e shkrimtarë nga të gjitha trevat shqiptare, u organizua nga Klubi letrar “Podguri” në Istog.
Me këtë rast Klubi letrar “Podguri” promovoi librin, “Kosova, andrra e jetës sime” e autorit Bajram Gashi. Po ashtu krahas tri çmimeve nga organizatorët u ndanë edhe mirënjohje.
Për angazhimin e përvitshëm në transmetimin dhe promovimin e vlerave kulturore e artistike, një mirënjohje e veçantë iu nda edhe Radiotelevizionit të Kosovës./rtk/KultPlus.com