25 Shkurt, 2025 - 6:20 pm
Sot është botuar libri “Mali i qumështit” nga autorja Ervina Halili, shkruan KultPlus.
Libri është një rrëfim me kujtime nga ngjarje të vërteta nga jeta jashtëletrare.
“Udhëtimi i vetes sonë metafizike nëpër botën që na pret krahapur me dashuri e sherim si një nënë e madhe, ndonëse ngjan fantastik, është po aq i realtë, pavarësisht çfarë pamje merr i reflektuar nga imagjinata jonë”, ka bërë të ditur autorja Halili.
Sipas saj në libër, mali përveç një hapësirë e realtë përjetimesh është poashtu një hapësirë utopike qe jeton në zemrën e secilës grua./ KultPlus.com