Promovohet libri “Qeverisja je ti”, Manxhari: Ogur i mirë, obligim është studenti

28 Maj, 2024 - 9:33 am

Në qendrën për dialog në Kryeministri u promovua libri i pedagoges Mimoza Manxhari “Qeverisja Je Ti”.

Librin e Manxharit e bën me shumë vlerë larmia e tematikave që lidhen me rolin e qeverisjes dhe aktorëve të saj kryesorë në formësimin e shoqërisë, por edhe stili i shkrimit dhe trajtimi i temave.

Ajo shprehet e lumtur që arriti të finalizojë këtë libër, ndërsa shtoi se rrugëtimi ishte i gjatë dhe plotë incidente.

“Para disa vitesh e humba gjithçka që kisha dhe e përjetova shumë keq”

Teksa foli për mesazhin e librit, tregoi se synimi i saj ishte që kjo vepër të përcillej tek studentët.

“Ta konsideroj si një ogur të mirë, këtë lidhje mes institucionit të qeverisë dhe individit. Nuk duhet t’i japim prioritet abstrakt qeverisë, nëse nuk materializojmë dhe bëjmë konkrete interesat dhe dëshirat tona. Obligimi ishte student, e detyrova veten të jem gati”-tha ajo.Keep Watching

Libri kapërcen disiplinat dhe prejardhjen për të na ftuar të gjithëve, për t’u përfshirë me vetëdije dhe përgjegjshmëri në një kauzë jetike: si të funksionojë më mirë qeverisja dhe jeta të bëhet më e mirë./tema/KultPlus.com

Të ngjajshme