19 Nëntor, 2021 - 3:10 pm
Në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u bë promovimi i librit “Refleksione Arsimore 2” e autorit Azem Azemi, me nëntitull “Kështu nuk qeveriset me arsimin në Kosovë”.
Objekt trajtimi në këtë libër është qeverisja dhe menaxhimi i sistemit arsimor në Kosovë.
Në vitin 2018, autori Azemi kishte publikuar “Refleksione arsimore”, një libër që rrëfen për sistemin e arsimit në Kosovë.