23 Tetor, 2017 - 9:53 pm
MILAZIM KRASNIQI
Pse nuk është aktuale poezia sot ? Sepse ajo i flet sferës emocionale dhe shpirtërore, ndërsa në kohën tonë kërkesa për përmbushjen e kërkesave të egos dhe të trupit është më e madhe se sa ajo e ndërgjegjes dhe shpirtit. Në përmbushjen e egos dhe pasioneve trupore, poezia nuk ka ndonjë ndikim. Prandaj poezinë e ka zëvendësuar imazhi, me lakuriqësi provokuese dhe epshndjellëse. Poashtu e ka zëvendësuar cektësia e mendimit pa emocion dhe mungesa e sensit për të bukurën. Për gjynah!