22 Shtator, 2021 - 5:30 pm
Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) është prezantuar libri “Engima e poezisë”, nga Sabri Hamiti.
Sipas Hamitit, kjo është një dramë e vogël e kapërcimit nga shkrimi deri te leximi publik.
“Libri im enigma është libri i pestë që ka botuar akademia për të bërë një poetikë shqipe. Kjo paraqitje është një dramë e vogël e kapërcimit nga shkrimi deri te leximi publik. Akti e ka aventurën e parë të librit. Poezia që thur enigmën duke lënë shteg për zgjidhjen e saj. Për të zgjidhur enigmën unë rivizitova poet e përkthyes të shqipes”, tha Hamiti.
Autori Nysret Krasniqi tha se “Enigma” e poezisë titullohet libri i paraparë në programin e punës të sesionit të gjuhësisë që i kushtohet poezisë shqipe por edhe asaj botërore.
“Sot do të promovojmë librin më të ri të akademisë së studiues i letërsisë dhe kritikë letrare por edhe poet. Enigma e poezisë titullohet libri i paraparë në programin i punës të sesionit të gjuhësisë. Një vepër që i kushtohet poezisë shqipe por edhe asaj botërore. Do të thoshim një mjeshtër i analizave dhe gjetjeve që zbërthejnë gjithë këto figura. Është një dialog në libra të shënjuara që i ka gjetur lexuesit. Na orienton të lexojmë dhe zbërthejmë”, tha Krasniqi.
Studiuesja Persida Asllani tha se librat e Sabri Hamitit gjithmonë i kanë ofruar një ndjesi të mirë.
“Dhe vijmë si dy lexuese që kanë nisur me shumë sistem që do të thosha veprën e Sabri Hamitit që kur ishim student. Një vepër që na jepte ndjesinë të mirë. Edh ne sot vijmë si dy lexuese që duke menduar të shmangnim përsëritje kemi zgjedhur të fokusohemi në disa aspekte. Po e them se shkrimi për poezinë shpjegon thelbin e poezisë si enigmë e leximit dhe interpretimit. Titullin e lexoj si pohimin e tij se poezia mbetet e tillë enigmë që mrekullon e që josh dhe sfidon leximin”, tha Asllani.
Poeti Eqrem Basha tha se kjo vepër vë në relacion poezinë e kanonit për të analizuar dhe rivlerësuar traditën poetike shqipe.
“Kjo vepër vë në relacion poezinë e kanonit për të analizuar dhe rivlerësuar traditën poetike shqipe. Në këtë ndërmarrje zgjedhja autore bazohet në fuqinë krijuese të tyre të cilët kanë formuar kanonin poetik shqiptar nëpërmjet diferencave për tu studiuar si forma të ndërligjshme të poezisë shqipe”, tha Basha./KultPlus.com