26 Gusht, 2019 - 2:48 pm
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka njoftuar se Qendra e Botimeve në Shqipëri do të dhurojë rreth njëmbëdhjet mijë tekste për të gjithë shqiptarët jashtë shteteve tona, njofton KultPlus.com
“Për herë të parë që nga krijimi i saj në janar të këtij viti, Qendra e Botimeve për Diasporën ka përgatitur dhe po shpërndan paketën e teksteve shkollore për mësimdhënie në Diasporë.
Rreth 11 000 tekste të gjuhës shqipe do t’u shpërndahen nxënësve dhe mësuesve shqiptarë, që gjenden jashtë trojeve shqiptare.
Të gjitha tekstet janë falas dhe tërheqja e tyre do të bëhet në ambasadat shqiptare të vendeve përkatëse, sipas kërkesës së këtyre të fundit”, ka shkruar Majko në Facebook. /KultPlus.com