30 Maj, 2022 - 11:00 pm
Quentin Tarantino nuk ka bërë të ditur ende ndonjë plan për të xhiruar filmin e tij të fundit, por kineastët presin me padurim një krijim të ri nga regjisori i “Pulp Fiction” këtë vjeshtë, shkruan indiewire.com.
Tarantino po shkruan një libër të ri mbi historinë e kinemasë të quajtur “Cinema Speculation” dhe botuesi i tij HarperCollins ka njoftuar se ai ”do të jetë gati për publikim më 25 tetor”.
”Përveç se është një nga regjisorët më të famshëm bashkëkohorë, Quentin Tarantino është ndoshta më dashamirësi i filmit në botë. Me ‘Cinema Speculation’ do të kemi rezultatet më të mira që kanë shpresuar fansat e saj pasionantë dhe të gjithë dashamirët e filmit’’, theksoi HarperCollins.
I fokusuar tek filmat e mëdhenj amerikanë të viteve 1970, ky libër është sa intelektualisht rigoroz dhe depërtues, aq edhe argëtues dhe zbavitës.
Interesi i Tarantinos për të shkruar libra nuk është asgjë e re.
Ai ka qenë gjithmonë i bindur se do të tërhiqet nga filmi pasi ka bërë 10 filma (aktualisht nëntë) dhe se e sheh shkrimin e librave si një mënyrë për të qëndruar krijues kur nuk është më pas kamerës.
Së fundmi, ai përshtati filmin e tij “Once Upon a Time in Hollywood” në një roman. / KultPlus.com