17 Dhjetor, 2018 - 10:30 pm
Mundal, një qytezë në Norvegji, është ëndrra e çdo të pasionuari pas librave. Kjo qytezë është streha e vetëm 280 banorëve dhe e më shumë se 150 mijë librave. Vendasit i referohen kësaj zone si biblioteka e Norvegjisë.
Pjesa më e madhe e librave janë të vjetër e të përdorur, pasi vendasit besojnë fort në ruajtjen e librit fizik në kohën dixhitale.
Një herë në vit, nga mesi i majit deri në fund të qershorit, të gjithë ata që vizitojnë qytetin kanë mundësi të shfletojnë çdo libër në natyrë.
Koleksioni është shtuar kaq shumë sa radha me libra arrin në mbi 2 kilometra.