3 Tetor, 2018 - 11:40 pm
Pasi Florim Beqiri, një prej librashitësve në Prishtinë sot u ankua në rrjetin social Facebook se e kanë kërcënuar se do t`ia marrin vendin e librave nëse nuk e paguan qiranë me shifër prej 320 eurosh, ka reaguar i pari i Prishtinë Shpend Ahmeti, duke thënë se qeraja mujore kap një shifër shumë më të vogël prej 40 euro dhe disa dashkqinj dhe shpifës kanë shpërndarë lajmin se qeraja është 320 euro në muaj.
Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të Ahmetit.
Pas shumë viteve në rrugë, para dy viteve kemi ndërtuar kiosqet dhe kemi strehuar librashitësit në shesh. Ju kemi dhënë në shfrytëzim atyre që me vite qëndruan aty. Qeraja mujore është 40 euro, pak më shumë se një euro në muaj sipas rregullores komunale për shfrytëzimin e hapësires publike.
Sot e pash një postim të njërit prej librashitësve që dikush i ka thënë që do të ja marrin kioskun në qoftë se nuk i paguan 320 euro. Menjëherë e ftova personin në fjalë të paraqitet në komunë. Çdo vit vazhdohen kontratat dhe borxhet 8 muaj ndikojnë. Por edhe kjo nuk paraqet problem të madh.
Por disa dashakqinjë dhe shpifës si në Kuvend Komunal edhe në facebook filluan të shpërndajnë lajmin se qeraja është 320 euro në muaj.
Ne do të vazhdojmë të punojmë për librin!