“Receta për 5 minuta?”, Renato Mekolli injoron Arbana Osmanin: Kush e ka bërë këtë?

18 Nëntor, 2019 - 11:28 pm

Një mini ‘sherr’ duket se ka nisur midis Renato Mekollit dhe Arbana Osmanit, transmeton KultPlus.

Së fundmi Renato është ngacmuar keq në Panairin e Librit ku ka prezantuar edhe botimin e tij më të fundit “Sekretet e Shijes”.

Ka qenë gazetari i programit “Thumb On” Ronaldo Sharka ku ka shkuar enkas në panair për të ngatërruar emrat e autorëve për të parë reagimin e secilit prej tyre.

Në momentin që është ndalur te stenda e Renato Mekollit, gazetari e ka ngatërruar me qëllim librin e tij me atë të Arbanës.

“Libri juaj ‘Receta për 5 minuta’ mua më ka pëlqyer shumë”, e ngacmoi Ronaldo Mekollin..

“Recetë për 5 minuta? Nuk ka libër që të bëhen receta për 5 minuta. Është e pamundur. Unë kam nxjerrë ‘Sekretet e shijes’ dhe ’50 shijet e pastave”, u habit Renato.

“Nuk e keni bërë ju ‘Receta për 5 minuta’?, e pyeti sërish gazetari.

“Kush e ka bërë këtë? Nuk e di. 5 minuta? Unë sa futem në kuzhinë dua 1 orë”, u përgjigj Renato.

Kujtojmë që libri “Receta për 5 minuta” është i Arbana Osmanit, të cilën Renato ka zgjedhur ta thumbojë me këto deklarata, ndërkohë që ende nuk e dimë si do të reagojë moderatorja. /fastnewsalbania/ KultPlus.com

Të ngjajshme